Raporti mes Jonida Maliqit dhe Soni Malajt ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, sidomos pas hyrjes së tyre në të njëjtin spektakël, “Ferma VIP”.

Prej vitesh, në median rozë qarkullojnë zëra për një krisje mes dy këngëtareve, por asnjëra nuk ka folur hapur, duke e mbajtur marrëdhënien e tyre në një mister që vetëm sa ka shtuar kureshtjen.

Në qendër të aludimeve është vendosur shpesh këngëtari dhe producenti i njohur, Flori Mumajesi. Në rrjet është përfolur prej vitesh se në fakt të dyja artistet kanë pasur në periudha të ndryshme lidhje me të, çka sipas ndjekësve mund të ketë ndikuar në raportin e tyre të ftohtë.

Soni Malaj ka pasur një marrëdhënie më të gjatë me Mumajesin, ndërsa Jonida Maliqi është përfolur për një romancë më të shkurtër, e cila tërhoqi vëmendje të madhe kur ata u panë së bashku në Paris.

Tashmë, me të dyja brenda “Ferma VIP”, publiku është më kurioz se kurrë: A do të shpërthejë tensioni mes tyre apo do të ketë një afrimitet të papritur?

Në një format ku emocionet janë të forta dhe çdo detaj bëhet viral, çdo ndërveprim mes tyre pritet të analizohet në detaj. Mbetet për t’u parë nëse kjo eksperiencë do të zbusë raportin mes dy artisteve apo do ta thellojë edhe më shumë distancën.