Mateo dhe Brikena do të lidhin kurorë sot brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Sapo Vëllai i Madh i njoftoi ata se dasma do të organizohet mbrëmjen e sotme, menjëherë dy banorët nisën përgatitjen e ftesave.

Që të dy shprehën dëshirën për të patur edhe ish-banorë të këtij edicioni të pestë të reality show-t. Brikena në fillim tha vetëm emrin e Kristit dhe më pas shtoi që pse mos të jenë të gjithë ish-banorët.

Nga ana tjetër Mateo përmendi në veçanti Gimbon, Kritin, Gretën dhe Ilirin që ti e do se s’bën.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-banori, Ilir Vrenozi, i cili mesa duket është mërzitur që Brikena nuk e ka përmendur emrin e tij. Në postimin në “Instagram”, ai i kërkon falje Mateos që nuk a ka mbështetur dhe ‘i ka bërë zemrën mal’ me atë që ka thënë për të.

Më pas shton se nuk e ka pritur nga Brikena që ajo të thoshte emrin e Kristit para tij, pasi ai e ka mbështetur me shpirt nga jashtë. Sipas Ilirit, Kristi nuk ka lëvizur gishtin për t’a përkrahur jashtë.

Postimin e tij, ish-banori e mbyll duke i uruar Mateos finalen.

“Mateo faleminderit nga zemra, e më fal qe nuk te kam mbeshtetur ….ma bere zemren mal.. kurse nga Brikena nuk e prisja te zinte emrin e Kristit para meje, jo per gje por une e kam mbeshtetur me shpirt nga jashtë, kurse Kristi ska levizur gishtin per ta perkrahur nga jashte… nejse ..Mateo edhe njehere me fal qe ste kam mbeshtetur…. uroj te jesh ne finale o bir .. ???????? #ilirvrenozi #mateo”, shkruan ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri në postimin e tij në “Instagram”.