Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, seancë ku po diskutohet për situatën në Shqipëri, ndër të tjera u fol edhe për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesja e Komisionit, Angelina Eichorst u shpreh se i është  kërkuar autoriteteve shqiptare të hetohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve.

Ndër të tjera përfaqësuesja e Komisionit theksoi se shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të heqë vëmendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars duke iu referuar Reformës Zgjedhore.

Ndërsa drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Geneoveva Calavera theksoi: “Duhet ruajtur trashëgimia kulturore dhe ligji i së drejtës. Kemi kërkuar disa herë dialog lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar”.