Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në negociata të nxehta mbi luftën me Iranin, duke refuzuar të jepte detaje mbi bisedimet.
“Nuk mund t’ju them me siguri, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta”, tha Trump për Fox News në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet.
Shtëpia e Bardhë deklaroi të martën se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif për të lejuar vazhdimin e negociatave diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt theksoi se një përgjigje do të vijë lidhur me këtë propozim.
“Presidenti është njoftuar për propozimin dhe do të vijë një përgjigje”, tha Leavitt për CNN në një deklaratë.





