Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka rritur çmimet e naftës, gazit dhe plehrave, duke i sjellë Rusisë miliarda dollarë.
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit po i sjell Rusisë të ardhura shtesë prej mbi dhjetë miliardë eurosh në muaj nga eksporti i naftës, gazit dhe plehrave, sipas vlerësimeve të Dhomës Gjermano-Ruse të Tregtisë së Jashtme. “Në këtë mënyrë, Rusia është përfituesja më e madhe e luftës në Lindjen e Mesme”, tha Kryetari i dhomës, Matthias Schepp, për agjencinë e lajmeve DPA.
Rusia po përfiton nga rritja e çmimeve të lëndëve të para në tregun botëror, pasi po eksporton nëpërmjet rrugëve të tjera. E gjithë kjo mund t’i sjellë vendit “të ardhura të mëdha të papritura”, tha Schepp.
Çmimet e naftës po rritet – Rusia po fiton
Ndikimi i çmimeve të larta të naftës është veçanërisht i rëndësishëm. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent tejkaloi 111 dollarë për fuçi në fillim të javës. Kjo është pothuajse 40 dollarë më shumë se para luftës.
Kjo është me rëndësi të madhe për buxhetin rus, sepse varet shumë nga të ardhurat nga nafta dhe gazi. Para luftës në Iran, çmim shkoi deri në 59 dollarë për fuçi. Rusia shënoi madje një deficit për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës.
Me një çmim prej 100 dollarësh për fuçi, Rusia do të marrë edhe dhjetëra miliarda, parashikon Dhoma Gjermano-Ruse e Tregtisë së Jashtme. Vetëm nga nafta dhe gazi, në nivelet aktuale të çmimeve, janë të mundshme të ardhura shtesë prej rreth 50 miliardë dollarësh në vit.
Dhoma Gjermano-Ruse e Tregtisë së Jashtm pret të ardhura më të mëdha për Rusinë edhe nga plehrat. Skenari mesatar parashikon deri në 8.9 miliardë euro më shumë.
Financimi i luftës
Shtimi i eksportit ndikon në financimin e luftës në Ukrainë. Dhoma Gjermano-Ruse e Tregtisë së Jashtm thekson se me të ardhurat nga lëndët e para, Rusia financon luftën e saj ofensive në Ukrainë. Në Moskë, shpresojnë se çmimet do të shkojnë deri në 200 dollarë për fuçi. Në këtë rast, të ardhurat do të arrinin në 350.4 miliardë dollarë – përkatësisht, 247 miliardë dollarë më shumë se shuma e buxhetuar.
Me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, shumë vende po importojnë ndjeshëm më pak lëndë të para ruse, por tregtia normale vazhdon me shumë të tjera dhe përmes rrugëve të tjera. /DW





