Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar tashmë një armëpushim 2-javor me Iranin, i ndërmjetësuar nga Pakistani. Palët kanë kohë që të negociojnë një marrëveshjeje paqeje.

Edhe pse Trump kërcënoi ashpër Teheranin, duket se ka qenë plani me 10 pika i Iranit, ai që ka bërë, që të ndryshojë mendjen.

Edhe Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar në mënyrë zyrtare përmes burimeve mediatike shtetërore iraniane se është vendosur për armëpushim mes SHBA-ve e Iranit. Në planin me 10 pika, ndër të tjera, Irani angazhohet edhe për mos ndërtuar armë bërthamore.

Plani me 10 pika i Iranit

Ndalesë e plotë e luftës në Irak, Liban dhe Jemen

Ndalesë e plotë dhe e përhershme e luftës kundër Iranit pa kufizim kohor

Përfundimi i të gjitha konflikteve në rajon në tërësi

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Vendosja e një protokolli dhe kushteve për të siguruar lirinë dhe sigurinë e navigacionit në Ngushticën e Hormuzit

Pagesa e plotë e dëmshpërblimeve për kostot e rindërtimit për Iranin

Përkushtim i plotë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit

Lirimi i fondeve dhe aseteve të ngrira të Iranit që mbahen nga Shtetet e Bashkuara

Irani përkushtohet plotësisht që të mos kërkojë zotërimin e ndonjë arme bërthamore

Armëpushimi menjëherë hyn në fuqi në të gjitha frontet pas miratimit të kushteve të mësipërme