Të paktën 11 persona, përfshirë dy nga autorët, janë arrestuar nga autoritetet turke për sulmin terrorist ndaj konsullatës izraelite në Stamboll.

Tre terroristë të ISIS-it, me çanta shpine dhe kamuflazh, u përplasën me policinë përpara ndërtesës ku ndodhet Konsullata izraelite. Policia vrau një terrorist dhe arrestoi dy të tjerë të cilët u plagosën.

Gjithashtu u mësua se ndërtesa e konsullatës kishte qenë e mbyllur për 2 vite e gjysmë.

Nga hetimet që po kryhen nga ekipet e Degës Kundër Terrorizmit të Departamentit të Policisë së Stambollit në Stamboll, Kocaeli dhe Konya, u arrestuan edhe 9 të dyshuar të tjerë.

Numri i personave të ndaluar, përfshirë dy sulmuesit terroristë që ende po marrin trajtim në spital, ka arritur në 11.

Sipas mediave turke, tre autorët e djeshëm kishin lidhje me ISIS-in. Ai që mbeti i vrarë kishte kryer 3 vite burg në vitin 2018 për dhunë në familje dhe vrasje si dhe pasuritë e tij ishin ngrirë në vitin 2021 për shkak të anëtarësimit të tij në ISIS.