Bilanci i viktimave nga sulmet e fundit izraelite në Liban vazhdon të rritet, duke shkuar në 254 të vdekur dhe 1.165 të plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile të Libanit përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, bazuar në të dhënat e mbledhura nga qendrat e saj në territorin libanez.
Sipas raportimit, vetëm në Bejrut janë regjistruar 92 viktima dhe 742 të plagosur, ndërsa në periferitë jugore të kryeqytetit numërohen 61 të vdekur dhe 200 të plagosur.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa frika për një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës mbetet e lartë.





