Zëvendëspresidenti amerikane, JD Vance ritheksoi para gazetarëve se nëse Irani nuk i përmbush premtimet për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, armëpushimi do të marrë fund.
“Presidenti është shumë, shumë i qartë se marrëveshja është një armëpushim, një negociatë. Kjo është ajo që ne japim, dhe ajo që ata japin është se ngushticat do të rihapen. Nëse nuk e shohim këtë të ndodhë, presidenti nuk do t’u përmbahet kushteve tona, nëse iranianët nuk po i përmbahen kushteve të tyre”, u tha Vance gazetarëve jashtë Air Force Two ndërsa po largohej nga Hungaria.
Komentet janë të njëjta me deklaratat e sekretaras së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Vance shtoi se marrëveshja është në një “pozitë të mirë”, por u zotua se regjimi iranian do të përballet me pasoja serioze nëse shkel kushtet e marrëveshjes.
“Në thelb, jemi në një pozicion të mirë. Ata po i rihapin ngushticat. Kemi një armëpushim. Dhe sinqerisht, nëse ata e shkelin pjesën e tyre të marrëveshjes, atëherë do të shohin disa pasoja serioze”, tha Vance.





