Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me Jeffrey Epstein, duke kërkuar që pretendimet që e lidhin me financierin e ndjerë “të marrin fund menjëherë”.
Në një deklaratë të papritur në Shtëpinë e Bardhë, ajo bëri gjithashtu thirrje për seanca dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e trafikimit seksual të lidhur me Epstein, duke e zhvendosur fokusin te viktimat.
Melania Trump hodhi poshtë edhe thashethemet që qarkullojnë në internet se Epstein e kishte prezantuar atë me bashkëshortin e saj, Donald Trump, duke i cilësuar ato si “përpjekje të liga për të shpifur reputacionin tim”.
Deklarata vjen në një moment kur çështja e Epstein vazhdon të tërheqë vëmendje publike dhe të nxisë teori dhe pretendime të ndryshme, shpesh të pa verifikuara.





