Misioni Artemis II, që solli rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen, u kthye në Tokë.

Pas një udhëtimi historik, msioni përfundoi me zbarkimin e kapsulës “Orion”, të quajtur “Integrity”, në orën 20:07, në Oqeanin Paqësor pranë San Diegos.

Ndërsa në Shqipëri kjo korrespondoi rreth orës 02:10 të mëngjesit të kësaj të shtune, 11 prill.

Astronautët e këtij misioni të konsideruar historik janë në gjendje të mirë shëndetësore.