Eduart Afmataj, autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë-Krujë, ka dhënë dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se autori deklaroi fillimisht se mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas autorit, Artur Cangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Pas kësaj, autori ka deklaruar se ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.

Menjëherë pas krimit të kryer, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe është larguar. Ai u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi të Krujës, ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë.

Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e 10 prillit, ë fshatin Verjon, të njësisë administrative Nikël.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari Artur Çangu kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e prindërve të tij në fshatin Verjon.

Prej gati dy vitesh ai dhe kunati i tij kishin pasur konflikte për një sipërfaqe toke. Mbrëmjen e së premtes së 10 prillit, kur Çangu kishte parkuar makinën në rrugë, kunati E.A ka dalë dhe i ka kërkuar ta lëvizë prej aty me pretendimin se i kishte zënë rrugën.

Pas debatit mes tyre, E.A ka marrë çiften dhe e ka qëlluar Çangun për vdekje.