Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek Farmacia 10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Zjarri mësohet se ka rënë në një nga katet e godinës, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e zjarrit.