Kanë dalë pamjet e momenteve të para kur ka marrë flakë pallati pranë “Farmacisë 10” në Tiranë, disa ditë më parë. Siç shihet nga pamjet, vihet re se një grumbull kartonash po digjej pranë fasadës së katit të parë, ku aty afër ndodhej një supermarket.
Ajo që bie në sy nga pamjet është se një qytetar është treguar krejt indiferent për ta ndalur zjarrin e kartonave, i cili u bë shkak për djegien e dhjetëra apartamenteve.
Djegia e pallatit zgjati më shumë se 6 orë, në një përballje mes flakëve dhe zjarrfikësve, por fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë. Sipas të dhënave zyrtare pati 11 të lënduar. Deri më tani, policia ka shpallur disa persona të proceduar penalisht.





