Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.
Sipas informacioneve policore, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njeri prej automjeteve ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit Benz, 26-vjeçari O.P. ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Nga automjeti tip “Audi” janë dëmtuar shoferi dhe një person tjetër pasagjer.
Njoftimi:
Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.





