Një kurë natyrale me rigon dhe vaj ulliri po përdoret gjithnjë e më shumë për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe forcimin e imunitetit.
Edhe kur një person kujdeset për ushqimin dhe stilin e jetesës, ndotja e ajrit dhe faktorët e jashtëm ndikojnë në shëndet, duke sjellë shpesh probleme si kolla, të ftohurat apo bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.
Në këtë situatë, shumë njerëz po i drejtohen alternativave natyrale.
Një nga këto është përzierja e rigonit me vaj ulliri. Përgatitja është e thjeshtë: rigoni shtypet dhe vendoset në një kavanoz qelqi, më pas mbulohet me vaj ulliri dhe lihet në një vend të freskët dhe të errët për rreth 2-3 javë. Gjatë kësaj kohe përbërja përzihet herë pas here, derisa të jetë gati për përdorim.
Kjo kurë përdoret zakonisht në mëngjes, me një sasi të vogël, ndërsa në raste problemesh më të theksuara mund të merret edhe në mbrëmje. Mund të aplikohet edhe në kraharor për të lehtësuar frymëmarrjen.
Kombinimi i rigonit me vajin e ullirit njihet për vetitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ai ndihmon në pastrimin e organizmit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbështet sistemin imunitar. Gjithashtu përdoret edhe për tretjen, tensionin muskulor dhe dhimbjet e kokës.
Kjo metodë konsiderohet një alternativë natyrale për kujdesin ndaj shëndetit, sidomos në periudhat kur problemet me frymëmarrjen janë më të shpeshta.





