Deputeti Erion Braçe është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen.
Ai u paraqit paraditen e kësaj të mërkure.
Teksa kaloi para gazetarëve, Bracë nuk dha koment, por u shfaq i buzëqeshur. Edhe një javë më parë Braçe është parë sërish në ambientet e GJKKO-së.





