Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ndodhet në “gjendje të shkëlqyer fizike”, pas publikimit të raportit të tij vjetor mjekësor, i cili konfirmon se ai i është nënshtruar trajtimit për një tumor malinj.

Në një reagim në platformën X, Netanyahu bëri të ditur se gjatë kontrolleve rutinë pas një ndërhyrjeje për hipertrofi të prostatës, mjekët zbuluan tumorin në një fazë të hershme.

Sipas tij, trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe ka eliminuar plotësisht problemin, pa lënë pasoja për shëndetin e tij. Ai shtoi gjithashtu se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të të dhënave mjekësore, për të shmangur që lajmi të përdorej në mënyrë propagandistike gjatë tensioneve rajonale mes Izraeli dhe Irani.

Deklarata e tij vjen në një kohë të ndjeshme politike dhe sigurie për rajonin, ndërsa ai synon të sigurojë publikun për gjendjen e tij shëndetësore.