Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ne rrugen Elbasan Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës,
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz”dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy”. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.





