Gjykata e Lartë i ka dhënë fund betejës ligjore të ish-kryepolicit Gledis Nano me Këshillin e  Ministrave dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vendosur përfundimisht në favor të tij dhe duke lënë në fuqi detyrimin që shteti t’i paguajnë dëmshpërblim, pas shkarkimit të tij nga detyra.

Sipas vendimi, edhe Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga qeveria dhe Ministria e Brendshme, të cilat nuk pranonin vendimet e shkallëve të tjera të gjyqësorit që i dhanë të drejt Nanos për shkarkimit të tij gati 11 muaj pasi e kishte marrë detyrën e kreut të Policisë së Shtetit.

Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra nga kryeministri dhe ministri i kohës, Blendi Çuçi, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit i kishin dhënë atij të drejtë.

Në thelb të çështjes ishte kërkesa e Nanos për shfuqizimin e vendimit nr. 580, datë 31.08.2022 të Këshillit të Ministrave, si dhe detyrimin e tyre për ta trajtuar me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar, ose për ta sistemuar në strukturat e Policisë së Shtetit apo funksione të tjera.