Një alarm për lëndë plasesë në një qendër tregtare në Tiranë është lëshuar mbrëmjen e kësaj të shtunë. Lidhur me këtë alarm, policia ka dalë me një reaim zyrtar ndërsa bën me dije se ngjarja është raportuar se rreth orës 20:10 është dërguar një email se rreth orës 20:30 do të shpërthejë një lëndë plasëse.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Pas kontrolleve mësohet se policia nuk ka konstatuar asgjë të paligjshme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.





