Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të ndërmarrë sulme të forta ndaj pozicioneve të Hezbollah në Lebanon, pavarësisht se mes palëve zyrtarisht është në fuqi një armëpushim.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, kryeministri izraelit ka deklaruar se ka dhënë urdhër për “goditje të fuqishme ndaj objektivave të Hezbollahut”, duke përshkallëzuar më tej tensionet në rajon.

Sulmet vijnë në një periudhë të ndjeshme, ku të dy palët kanë shkëmbyer vazhdimisht akuza për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ishte ndërmjetësuar me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Hezbollah e ka cilësuar më herët armëpushimin si të paqartë dhe të paefektshëm, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e tij.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e fundit rrisin frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.