Kreu i SPAK Klodian Braho po raporton në KLP në lidhje me punën e bërë në vitin 2025 nga Prokuroria e Posaçme.
Ai ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë konfiskuar12.4 mln euro kripotovaluta por evidenton problematika në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e tyre. Kjo pasi sipas tij nga vetëm natyra e kriptomonedhave, shifra mund të ndryshojnë drastikisht në një kohë të shkurtër.
“Kemi problematikë për administrimin e kriptomonedhave të konfiskuara. Po punohet për miratimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre.
Shpresojmë që së shpejti kjo të rregullohet, që të mund të administrohen portofolet e kriptovalutave sepse lidhet edhe me vënien e tyre në punë, kjo pasi janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike në një kohë shumë të shkurtër”, tha ai.





