Ky është Renato Mhillaj (në të majtë), dhe Florin Mhillaj (në të djathtë) që dyshohen si dy nga autorët e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
23-vjeçari Renato Mhillaj është djali, ndërsa 36-vjeçari Florin, nipi i Genc Mhillajt, i cili është ekzekutuar në 2016-n nga Kreshnik Mujeci, vëllai i tij Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci.
Policia e shtetit në një konferencë për mediat tha se sot tre autorë të dyshuar janë identifikuar shtetasit Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.
Vrasja mendohet se është kryer për të marrë hak për ekzekutimin e Genc Mhillajt. Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tre të rinjve.






