SPAK ka kundërshtuar kërkesën e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca, që kryebashkiaku i Tiranës të mos mbahet në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore.

Prokurori Ols Dado është shprehur se qëndrimi i tij në kafaz nuk përbën problem, pasi struktura e xhamit ka një hapësirë përmes së cilës mund të komunikohet.

Lidhur me kërkesën e avokatëve që Erion Veliaj të mos mbahet në kafaz, nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një strukturë xhami dhe ka edhe një të çarë aty që mundëson komunikimin. Kushtet e GJKKO-së janë shumë të mira, si në një hotel me 5 yje”, tha prokurori Dado.

Pas komentit të fundit, iu tërhoq vëmendja nga Gjykata.