Dy persona janë kapur në flagrancë në Sarandë pasi kryenin vjedhje duke grabitur celularë dhe potofolë me para.
Sarandë/Finalizohet operacioni i koduar “Pick pocket”, zbardhen 3 raste të vjedhjes.
Iu vodhën portofolat dhe celularin, 3 shtetasve, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, (bashkëpunëtorë).
Të 2 të arrestuarit, me precedent penal për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick pocket”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:
-A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se më datë 25.04.2026, i kanë vjedhur celularin, shtetasit S. P., banues në Sarandë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se këta shtetas iu kanë vjedhur portofolat ku mbanin shuma parash, 2 shtetasve, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.





