Edhe pse pozicioni i gjumit shpesh varet nga rehatia, disa ekspertë të gjumit e lidhin atë edhe me gjendjen emocionale dhe mënyrën se si njeriu ndihet gjatë periudhave të ndryshme të jetës.

Sipas këtyre shpjegimeve, mënyra si fle mund të japë disa të dhëna të thjeshta për stresin, ankthin apo mënyrën e përballimit të emocioneve.

Fjetja i mbledhur në formë “fetale” shpesh lidhet me ndjeshmëri të lartë dhe nevojë për siguri, veçanërisht kur personi përjeton stres. Pozicioni përmbys mund të shfaqet në momente presioni ose lodhjeje emocionale, ndërsa fjetja me duar nën jastëk shihet si shenjë e ngarkesës mendore ose emocionale.

Nga ana tjetër, pozicioni “yll deti”, me krahë dhe këmbë të hapura, lidhet me njerëz më të hapur dhe të relaksuar.

Fjetja në shpinë shpesh shoqërohet me vetëbesim dhe qetësi, ndërsa fjetja në krah konsiderohet një nga pozicionet më të zakonshme për njerëz të balancuar emocionalisht.

Sipas specialistëve, këto nuk janë rregulla fikse, por tregues të përgjithshëm që mund të lidhen me mënyrën si truri dhe trupi reagojnë ndaj stresit dhe emocioneve gjatë natës.