Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë drejtuar drejt Kuvendit të Kosovës. I pyetur për çështjen e presidentit, Kurti në ecje e sipër ka thënë se janë duke bërë përpjekje maksimale për të bërë zgjidhje. Megjithatë ai s’ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur nëse do ta përkrahin emrin e Vjosa Osmanit.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e presidentes; Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Procesi dje u zhvillua pa praninë e partive opozitare, të cilat bojkotuan seancën.





