Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “miq më të ngushtë” se britanikët, gjatë pritjes së Mbreti Charles III në Shtëpinë e Bardhë, në një moment të shënuar nga tensionet ndërkombëtare lidhur me situatën në Iran.

“Që nga koha kur fituam pavarësinë, amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët,” u shpreh Trump, duke theksuar se marrëdhënia mes dy vendeve mbetet një “marrëdhënie e veçantë” që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shtëpia e Bardhë priti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në një ceremoni në South Lawn, ku monarku britanik u takua me anëtarë të administratës amerikane dhe më pas u bashkua me presidentin për interpretimin e himnit kombëtar.

Pas ceremonisë, të dy udhëheqësit pritet të zhvillojnë bisedime të mbyllura në Zyrën Ovale, në një takim pa praninë e mediave.

Ndërkohë, vizita e Charles III vjen në një moment historik, pasi ai pritet të bëhet monarku i parë britanik që i drejtohet Kongresit amerikan që nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 1991.