Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe janë drejt fikjes së zjarrit.

Nuk ka persona të lënduar dhe ende nuk dihen shkaqet.