Kjo, pasi mjeku ligjor ka identifikuar prova që sugjerojnë se vdekja ka të ngjarë të ketë qenë vetëvrasje dhe jo një akt kriminal.
Informohet se hetimi ëhstë mbështetur në gjurmët e gjetura në vendngjarje, kryesisht nga ato balistike dhe të qitjes, barutit dhe mbetjeve të tjera.
Sipas informacioneve, gjetjet nga ekzaminimi mjeko-ligjor “tregojnë” se ka shumë të ngjarë që shqiptari ta ketë drejtuar pushkën nga vetja dhe të ketë kryer vetëvrasje.
Një mundësi që përforcohet edhe nga një dëshmi e një personi të afërt me 44-vjeçarin, i cili dyshohet se i tha policisë se viktima herë pas here kishte deklaruar se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës së tij. Miku i tij edhe e gjeti trupin e pajetë në stallë.
44-vjeçari u qëllua me një pushkë gjahu që u gjet e fshehur dhe e zbrazur në një distancë të shkurtër nga trupi. Vajza e pronarit të stallës u tha autoriteteve se arma i përkiste babait të saj të moshuar, i cili po përballet me probleme serioze shëndetësore, informon “Protothema”.
Pista kryesore ishte një vrasje e mundshme, edhe për shkak të të kaluarës së viktimës.
Vajza e pronarit të armës gjithashtu vuri në dukje se kur ajo dhe partneri i saj e gjetën 44-vjeçarin të vdekur, u frikësuan dhe vendosën ta fshihnin armën në mënyrë që të mos akuzoheshin, duke shtuar se më pas i njoftuan autoritetet.
Gjithsesi hetimet nuk quhen ende të mbyllura dhe po vijojnë, teksa do pritet konkluzioni përfundimtar.





