Bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, për shkak të trazirave të shkaktuara nga konflikti me Iranin.
Kështu përsëriti sot (30 prill) Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
“Tregjet e naftës dhe tregjet e gazit po përballen me vështirësi të mëdha. Herën e fundit që pashë, çmimi i naftës ishte mbi 120 dollarë, gjë që po ushtron shumë presion mbi shumë vende”, tha Birol (foto poshtë) në një konferencë në Paris.
Dhe më tej nënvizoi se:
“Bota jonë po përballet me një sfidë të madhe ekonomike dhe energjetike”.

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent u rritën në nivelin më të lartë katërvjeçar të hënën, mes shqetësimeve se lufta në Iran mund të përshkallëzohet.
Rekordi kapi 126 dollarë për fuçi e zgjati disa orë, por më pas ra deri në 112 dollarë.





