Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se bllokada detare e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj porteve iraniane përbën “një zgjatje të operacioneve ushtarake”.

Në reagimin e tij, Pezeshkian e cilësoi këtë qasje si shtypëse dhe të papranueshme, duke theksuar se vazhdimi i saj është i patolerueshëm për vendin e tij.

Ai shtoi gjithashtu se Irani po përballet me pasoja për shkak të asaj që e quan qëndresë dhe pavarësi të politikave të tij, duke sinjalizuar rritje të tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit.