Bernardo Silva do të luajë ndeshjet e tij të fundit me Mançester Sitin ndërsa sipas SPORT i ka hedhur sytë drejt Barcelonës.silvaPavarësisht se portugezi pëlqehet prej kohësh nga Juventusi dhe e kanë shprehur interesin e tyre, 31-vjeçari dëshiron ti bashkohet Hansi Flik.

Gjithçka është në ajër për shkak të situatës komplekse në sulm, rinovimi i kontratës së Levës, menaxhimi i huazimit të Rashford, largimet e mundshme të Ferran Torres ose Bardghji.

Ka shumë gjëra në tryezë. Por agjenti i Silvës, Horge Mendesh po ushtron presion mbi blaugranat për shkak se portugezi është i bindur se mund të bëjë diferencën në Katalonjë.