Policia Bashkiake Durrës ka dalë me një vendim që pezullon në mënyrë të përkohshme përgjatë gjithë muajit gusht punimet ndërtimore në territorin e bashkisë.

Në vendimin e Policisë Bashkiake, me nr.314, që mban datën 28 korrik thuhet se “gjatë periudhës 01.08.2026 – 31.08.2026 do të monitorojë në terren dhe do të marrë masa administrative ndaj çdo subjekti apo individi që nuk respekton detyrimet e përcaktuara në këtë urdhër.

Përgjatë kësaj periudhe do të zbatohet pezullimi i përkohshëm i punimeve ndërtimore në akset turistike përgjatë kufirit prej 300 metrash linear nga vija bregdetare, duke përfshirë qytetin e Durrësit dhe Njësitë Administrative Rrashbull, Ishëm, Sukth dhe Katund i Ri”.

Por cilat punime përjashtohen nga ky pezullim?

“• punimet e brendshme (rifiniturat brenda objekteve);

• punimet që kryhen në zbatim të lejeve për strukturat e shërbimit në stacionet e plazhit, sipas lejeve të miratuara nga AZHT;

• punimet që realizohen në kuadër të kontratave të shërbimeve publike në territorin e Bashkisë Durrës”,– thotë Policia Bashkiake në njoftim.

Qëllimi i kësaj mase është për të krijuar një mjedis më të qetë dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët e qytetit, prandaj Policia Bashkiake fton të gjitha subjektet e ndërtimit, investitorët dhe qytetarët të respektojnë këtë urdhër dhe të bashkëpunojnë me strukturat e kontrollit.

Vendimi i plotë:

Në zbatim të Urdhrit nr. 314, datë 28.07.2026, “Mbi organizimin e pezullimit të përkohshëm të punimeve ndërtimore në Bashkinë Durrës gjatë sezonit turistik”, Policia Bashkiake Durrës njofton se gjatë periudhës 01.08.2026 – 31.08.2026 do të monitorojë në terren dhe do të marrë masa administrative ndaj çdo subjekti apo individi që nuk respekton detyrimet e përcaktuara në këtë urdhër.

Përgjatë kësaj periudhe do të zbatohet pezullimi i përkohshëm i punimeve ndërtimore në akset turistike përgjatë kufirit prej 300 metrash linear nga vija bregdetare, duke përfshirë qytetin e Durrësit dhe Njësitë Administrative Rrashbull, Ishëm, Sukth dhe Katund i Ri.

Nga ky pezullim përjashtohen:

• punimet e brendshme (rifiniturat brenda objekteve);

• punimet që kryhen në zbatim të lejeve për strukturat e shërbimit në stacionet e plazhit, sipas lejeve të miratuara nga AZHT;

• punimet që realizohen në kuadër të kontratave të shërbimeve publike në territorin e Bashkisë Durrës.

Policia Bashkiake fton të gjitha subjektet e ndërtimit, investitorët dhe qytetarët të respektojnë këtë urdhër dhe të bashkëpunojnë me strukturat e kontrollit. Respektimi i këtyre masave është një kontribut i drejtpërdrejtë për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik, duke krijuar një mjedis më të qetë dhe më mikpritës për banorët dhe vizitorët e qytetit.