Djali i dy diplomatëve të lartë norvegjezë, Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, është gjetur i vdekur në Oslo, disa ditë pasi në Norvegji dhe Francë ishte hapur një hetim ndaj prindërve të tij për lidhje të dyshuara me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Sipas mediave norvegjeze, hetimi lidhet me pretendime se Epstein kishte ndihmuar financiarisht çiftin dhe kishte përfshirë në testament edhe një shumë parash për fëmijët e tyre.

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu blerjen e një apartamenti dhe transaksione të tjera të mundshme.

Rasti vjen në kuadër të publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me Epstein, të cilat kanë hapur hetime dhe reagime në disa vende të botës, duke përfshirë politikën dhe biznesin.

Jeffrey Epstein, i dënuar më herët për krime seksuale dhe i akuzuar më vonë për trafikim seksual, u gjet i vdekur në burg në vitin 2019 para se të dilte në gjyq.

Hetimet ndërkombëtare për rrjetin e tij kanë sjellë dorëheqje, hetime të reja dhe përfshirje të emrave të njohur nga fusha të ndryshme, ndërsa shumë prej tyre kanë mohuar çdo përfshirje në veprimtari të paligjshme.