Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, më 10 maj, u ndal tek “shënimet e javës” që mban ai çdo të diel.
Ai u shpreh se rruga drejt BE nuk duket si një rrugë e largët, por e arritshme në kohën që ka vendi në dispozicion.
Kongresi botëror i ligjit ishte një tjetër pikë ku u ndal Rama, duke e cilësuar si një platformë të rëndësishme. Gjithashtu ai u shpreh se ndihet krenar për reformën në drejtësi në vendin tonë.





