Martinez është portieri i ardhshëm titullar i Interit. Nuk është ende një siguri, por siç janë gjërat aktualisht është skenari më i mundshëm. Numri një spanjoll fitoi pole falë performancave të tij në gjysmëfinalen e “Coppa Italia” kundër Komos dhe me një ndryshim në qëndrim.

Megjithatë, pas parakalimit të Vikarios ndonëse asgjë nuk është e vendosur, por deri më sot Martinëz luan në front, është në formë por ka edhe arsye ekonomike. Duke shmangur investimin në një numër të ri, në fakt, burimet do të kurseheshin për objektiva të tjera. Pra, gjithashtu ose veçanërisht për Niko Paz.

Deri tani është edhe e tepërt të përsërisësh se si talenti argjentinas është ëndrra e madhe verore e klubit zikaltër. Është një operacion i ndërlikuar, sepse ka disa pjesë që duhet të gjejnë përshtatjen e duhur. Real synon të shlyejë vlerën e Niko Paz nga Komo, por nëse madrilenët tërhiqen Interi dëshiron të jetë gati. Afati kohor, me sa duket nuk do të jetë i ngushtë. Por siç u theksua Martinez mund të japë një dorë, sidomos nga ana financiare.

Në çdo rast, portieri spanjoll do të duhet të ndihmojë edhe veten. Në kuptimin që pasi ka dalë në skenë ai duhet të konfirmojë veten në këtë finale sezoni. Ai do të jetë titullar në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën kundër Lacios, por do të jetë edhe nesër në ndeshjen e kampionatit, sërish kundër ekipit lacial. Është e qartë se kjo situatë ka pasur një ndikim dhe jo pak. Interi ishte pranë tij, por prapë diçka nuk funksionoi. Jo në fushë, ku ai ka qenë gjithmonë gati, por jashtë. Në periudhën e fundit, megjithatë, siç u theksua tashmë, ka pasur një ndryshim. Dhe kështu është e drejtë të shpresë.