Konfirmohet lidhja e Jonida Maliqit dhe Alesio Aliajt. Dyshja, që prej disa kohësh është përfolur se janë bashkë, janë fotografuar për herë të parë në një aeroport, në shoqërinë e njëri-tjetrit. Prej javësh, në mediat rozë qarkullonin aludime për një raport të mundshëm mes saj dhe Alesios.

Në atë kohë, gjithçka mbetej në kuadrin e thashethemeve, sidomos për faktin se këngëtarja ishte ende pjesë e formatit “Ferma VIP” dhe larg realitetit jashtë. Por tani duket se situata ka ndryshuar. Një video e publikuar së fundmi në rrjet ka “vulosur” atë që prej kohësh përflitej: Jonida Maliqi dhe Alessio shfaqen duke ecur krah njëri-tjetrit në një ambient publik, pa u përpjekur të shmangin vëmendjen.

Nëse më parë dyshja ruhej nga sytë e publikut dhe çdo informacion mbetej në nivel burimesh jozyrtare, tashmë duket se ata nuk e kanë më problem të dalin hapur. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim verbal nga ana e tyre, gjuha e trupit dhe fakti që nuk po fshihen më, flasin më shumë se çdo deklaratë. Ajo që dikur ishte thjesht një zë, sot po merr formë konkrete në publik. Dhe mesa duket, këtë herë, nuk ka më vend për dyshime. Alesio Aliaj solli sërish në vëmendje raportin e tij me Jonida Maliqin.

Komentet e tij për këngëtaren dhe reagimi ndaj një videoje krijuan dyshime për natyrën e marrëdhënies mes tyre. Alesio trazoi ujërat pak ditë më parë duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit me Jonidën. Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.

“Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip”, – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alesio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë”. I vënë përballë këtij klipi në studio, Alesio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet. “Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori”, – deklaroi ai.

Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj në ‘Goca dhe Gra’, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre. E mesa duket, tashmë zërat janë konfirmuar me pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit. /Panorama Plus