Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian po zhvillohet sipas parashikimeve dhe hodhi poshtë pretendimet se vendi “thjesht zbaton atë që i kërkohet” nga Brukseli.

Rama u shpreh se në këtë fazë të procesit nuk ka “piketa të ndërmjetme” për fushën e prokurimeve publike, duke sqaruar se këto piketa lidhen vetëm me çështje që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit.

Po ashtu, ai kundërshtoi deklaratat që, sipas tij, janë përsëritur vazhdimisht në opinionin publik se negociatat janë bllokuar, duke theksuar se gjithçka është brenda parashikimeve.

“Piketat e ndërmjetme janë për cështje dhe tema që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit dhe i kemi shpjeguar që lidhen me faktin që shtetet negociojnë, Shqipëria negocion.

Ndryshe nga cfarë thuhet pa pushium dhe pa pikë përgjegjësie që negociata ska, se shqipëria bën ca i thonë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë., Ne bëjmë atë që duhet, për të qenë në një linjë me bënë. Por ne negociojmë për fusha ku ne kemi nevoje për kohë.

Ne nuk jemi në atë tryezë, ne në atë tryezë na përfaqëson Komisioni Evropian. Komisioni përfaqëson qëllimin tonë, pra është komisioni është dakord me ne.

Pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare në këtë fazë nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por me piketat përmbyllëse. Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojmë atë çfarë është bërë dhe atë çfarë komisioni ka vënë përpara. Por bazuar në atë që komisioni ka vënë përpara, vendet anëtare ndërhyjnë për të vendosur piketat.

Është brenda parashikimeve, nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar, u bllokua, doli ky e doli ai, gjë ë çoi në daljen e flamurit të Gjermanisë në krahët e molotovarëve, por e vërteta është kjo që po ju them”, deklaroi kryeministri.