Milani pësoi një tjetër humbje në kampionat dhe tashmë rrezikon zonën Champions teksa ndodhet me pikë të barabarta me Romën. Pas disfatës kundër Atalantës, trajneri Masimiliano Alegri dhe drejtori sportiv, Igli Tare dolën në konferencën për shtyp. “E analizova ndeshjen me trajnerin pas minutës së 90-të. Duhet të mbetemi të përqendruar në dy ndeshjet e fundit. Reagimi në dhomën e zhveshjes ishte i duhuri, tani duhet të kalojmë nga fjalët në veprime. Ndoshta do të shkojmë në tërheqje disa ditë para Xhenoas.”

Tare pranoi problemet e Milanit dhe iu drejtua tifozëve: “Mungonte tensioni i duhur. Duhet të marrim përgjegjësitë tona. Tifozët meritojnë një ekip tjetër.”Ai u pyet edhe në lidhje me një shkarkim të mundshëm në fund të sezonit: “A jam nën diskutim? Nuk kam marrë asnjë sinjal nga klubi, po përqendrohem në punën time. Nëse arrijmë objektivin tonë, do të kemi bërë një punë të shkëlqyer. Pjesa tjetër, përkatësisht spekulimet, janë pjesë e punës sonë.” Më pas Alegri deklaroi se: A është Liga e Kampioneve në rrezik? Gjithmonë kam thënë se nuk ishte një bast i sigurt…”