Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Nice të Francës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Moulins, ku dy persona kanë hapur zjarr nga një automjet dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital.

Policia franceze ka nisur kërkimet për autorët dhe ka shtuar masat e sigurisë në zonë.

Kryebashkiaku i Nice e ka cilësuar sulmin një ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin.

Hetimet paraprake e lidhin ngjarjen me përplasje mes grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës. Në ditët e fundit, në qytet janë raportuar disa incidente të ngjashme me të shtëna armësh.

Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.