Marrëdhënia mes Inida Gjatës, e njohur si Zhaku, dhe Mimoza Ahmetit duket se ka hyrë në krizë brenda “Ferma VIP”. Edhe pse Zhaku deklaroi në hyrje të spektaklit se një nga arsyet pse pranoi të bëhej pjesë e formatit ishte mbështetja për Mozën, dinamika mes tyre ndryshoi shpejt dhe u shoqërua me tensione të forta.
Përplasja nisi pas diskutimeve për raportin që ato kanë pasur jashtë fermës. Zhaku la të kuptohej se lidhja mes tyre ka qenë më e afërt sesa thjesht bashkëpunime artistike, ndërsa Moza u distancua nga kjo deklaratë, duke theksuar se raporti mes tyre nuk ka qenë aq i ngushtë sa pretendohet.
Debati degradoi më tej me akuza personale dhe ironira, duke sjellë një nga momentet më të tensionuara të spektaklit. Zhaku e akuzoi Mozën për mungesë respekti ndaj historisë së tyre, ndërsa kjo e fundit reagoi duke vendosur kufij të qartë në raportin mes tyre. Situata agravoi edhe më shumë kur në debat u përfshi edhe ish-bashkëshorti i Mozës, çka solli replika të ashpra dhe etiketime personale.
Përplasja mes dy personazheve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për Zhakun dhe Mozën, ndërsa shumë komentues e kanë cilësuar këtë si një nga debatet më të forta të këtij sezoni të “Ferma VIP”.
Debati:
Zhaku: Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.
Moza: Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.
Zhaku: Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.
Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.
Zhaku: Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.
Moza: Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.





