Çmimet e naftës bruto u rritën në tregje sot (12 maj), ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u përshkallëzuan, me të dyja palët që shkëmbyen kërcënime dhe Uashingtonin që hodhi poshtë propozimin e fundit të paqes të Teheranit.
Kontratat e bursës së naftës “Brent u rritën me 30 cent, ose 0.29%, në 104.51 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 31 cent, ose 0.32%, në 98.38 dollarë.
Rritja e re pasoi rritjen e ndjeshme të së hënës, kur të dy indekset kryesore të naftës u mbyllën me gati 2.8% më lart, ndërsa tregjet vlerësuan ndikimin e armiqësive të vazhdueshme në flukset globale të energjisë.
Të dyja palët kanë rritur së fundmi tensionet mes tyre, duke lëshuar edhe deklarata që kanë të bëjnë me armët dhe mbrojtjen bërthamore.
Irani deklaroi se do vijonte programin e pasurimit të uraniumit deri në 90%, kurse Pentagoni u përgjigj me dërgimin e nëndetëses bërthamore drejt Mesdheut.





