Një cisternë kineze që transportonte dy milionë fuçi naftë të papërpunuar irakiane ka kaluar Ngushticën e Hormuzit.

Tankeri ‘Yuan Hua Hu’ është tani i ankoruar në Gjirin e Omanit, pranë vendit ku Marina Amerikane ka vendosur një bllokadë ndaj anijeve iraniane.

Ky është kalimi i tretë i njohur i një cisterne kineze nafte përmes këtij kalimi, që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Ditët e fundit, Irani ka forcuar kontrollin mbi Ngushticë, duke lidhur marrëveshje me Irakun dhe Pakistanin për të transportuar naftë dhe gaz natyror të lëngshëm përmes rajonit, sipas “burimeve të njohura me çështjen”, të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.

E njëjta agjenci raporton se edhe vende të tjera po shqyrtojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të ngjashme.