PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Uest Hemit, duke ndezur një valë të re debatesh për qëndrueshmërinë dhe konsistencën e VAR-it.sfdPamjet zbulojnë një shkëmbim të tensionuar mes gjyqtarit kryesor Chris Kavanagh, VAR-it Darren England dhe asistentit të VAR-it (AVAR) Akil Howson, lidhur me golin e barazimit në minutën e 95-të të shënuar nga Callum Wilson, i cili u anulua.
Teksa zyrtarët e rishikuan golin në monitor, audioja tregon se AVAR Akil Howson ngriti disa herë shqetësime për veprimet e Leandro Trosard ndaj lojtarit të Uest Hemit, Pablo Fornals.Ndërsa ekipi i VAR-it fillimisht ishte i fokusuar te pretendimi se Pablo Fornals po ia mbante krahun portierit David Raja, Howson vuri në dukje një faull të mundshëm më herët ose paralelisht nga Trosard.
“E ke Deklan Rajs dhe e ke edhe Trosard”, tha Howson gjatë rishikimit të aksionit.
Gjyqtari Chris Kavanagh iu përgjigj: “Nuk e di çfarë po përpiqesh të më tregosh, ma jep një të dhënë”.
VAR: Dhe nëse do, mund të konsiderosh edhe veprimet e Deklan ndaj Mavropanos në prapavijë. Por faulli ndaj portierit ndodh më herët.
Gjyqtari: Para tij, pra… Pas rishikimit, Uest Hem numri…
Gjyqtari: 19. Faull. Ma konfirmo edhe një herë numrin, të lutem.
Gjyqtari: Pas rishikimit, lojtari i Uest Hemit me numrin 19 kryen faull ndaj portierit. Vendimi përfundimtar është goditje e lirë.





