Michelle Obama tërheq vëmendje me pamje dukshëm më të dobët në Beverly Hills gjatë një daljeje me vajzat e saj, ndërsa mungesa e Barack Obamës shton spekulimet për marrëdhënien.
Michelle Obama është shfaqur në një dalje publike në Beverly Hills, ku u pa duke darkuar në një nga restorantet më të njohura të zonës së bashku me dy vajzat e saj, Malia dhe Sasha Obama, ndërsa bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, mungonte.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ish-Zonja e Parë, 62 vjeç, u fotografua teksa mbërrinte në restorantin “Funke”, e shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret. Ajo kishte veshur një xhaketë casual, bluzë të ngushtë dhe xhinse.
Dalja e saj vjen në një periudhë kur Michelle Obama është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale dhe media për ndryshimet në pamjen e saj fizike, pasi në muajt e fundit është shfaqur më e dobët se më parë, shkruan Daily Mail.





