Kuba po përballet me një krizë të rëndë energjetike, pasi autoritetet konfirmuan se vendi ka mbetur pothuajse pa naftë dhe karburant.
Situata ka shkaktuar ndërprerjet më të rënda të energjisë elektrike në dekada, veçanërisht në Havana, ku shumë zona mbeten pa energji deri në 22 orë në ditë.
Ministri i Energjisë dhe Minierave, deklaroi se rrjeti energjetik po funksionon vetëm me naftë bruto vendase, gaz natyror dhe burime të rinovueshme, ndërsa mungesa e karburantit po destabilizon sistemin elektrik të vendit.
Sipas autoriteteve, Kuba ka shtuar kapacitetet e energjisë diellore gjatë dy viteve të fundit, por një pjesë e madhe e këtij potenciali humbet për shkak të problemeve në rrjet dhe mungesës së furnizimit me karburant.
Qeveria kubane fajëson bllokadën amerikane dhe rritjen globale të çmimeve të naftës për përkeqësimin e krizës, ndërsa tensionet ndërkombëtare dhe konflikti SHBA–Izrael me Iranin kanë vështirësuar edhe më shumë importin e karburantit për ishullin.





