Newcastle ka nxjerrë zyrtarisht në shitje mesfushorin italian Sandro Tonali, sepse duhet të përballet me normat e rrepta të “Fair Play”-it financiar të Premier League.

Manchester United është klubi më i interesuar për këtë futbollist dhe ka gati një ofertë të lartë për ta marrë në “Old Trafford”.

Pas investimeve të mëdha të verës 2025 dhe mbetjes jashtë Champions League, klubi në pronësi të PIF ka nevojën të sakrifikojë një emër të madh si Tonali. Çmimi që Newcastle ka vendosur për ish-mesfushorin e Milanit është vërtet i frikshëm. Tonali nuk do të shitet më pak se 100 milionë euro, gati dyfishi në raport me 58.9 milionë eurot që anglezët shpenzuan në 2024-ën për ta blerë nga Milani.