Kanë përfunduar 5 ndeshjet e para të javës së 36-të të Serie A. Roma ka dalë fitues i derbit të kryeqytetit në sfidën përballë Lazios, mbyllur me rezultatin 2-0. Dopieta e mbrojtësit Mancini mjaftoi që romanët të shkojnë në kuotën e 70 pikëve, duke rritur shanset e kualifikimit në Champions. Fitore kanë marrë dhe Napoli dhe Milani në transfertë, përballë Pisas (0-3) dhe respektivisht Genoas (1-2). Golat për napoletanët i shënuan McTominay, Rrahmani dhe Hojlund dhe me këtë rezultat ata përforcojnë pozitat në vendin e dytë pas Interit duke shkuar në kuotën e 73 pikëve. Në anën tjetër, për kuqezinjtë menduan Nkunku me 11-metërsh dhe Athekame, duke i katapultuar në vendin e tretë me 70 pikë.
Rezultat surprizë është regjistruar në sfidën mes Juventusit dhe Fiorentinës. Bardhezinjtë janë mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga vjollcët që shënuan përmes Ndour dhe Mandragorës, duke humbur edhe matematikisht mundësinë për një kualifikim në Champions League sezonin e ardhshëm. Po ashtu edhe Como mbetet në vendin e 5-të të renditjes pasi mposhti Parmën 1-0 falë golit të Morenos. Për shkak të rezultateve paralel skuadra e Cesc Fabregas ka dhe një shpresë të fundit, së paku momentalisht pasi i duhet të presin ndeshjen finale të kampionatit.





